UDHËRRËFYESI PËR DIGJITALIZIMIN E AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS (2025-2028) U MIRATUA ZYRTARISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 23
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Sot, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Tokën, u miratua “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin 2025-2028”.
Ai është një dokument strategjik që përcakton qartë hapat drejt modernizimit dhe transformimit digjital të sistemit kadastral në Shqipëri.
📣 Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, znj. Lorena Goxhobelli, prezantoi udhërrëfyesin duke theksuar afatet e zbatimit, përfitimet që sjell digjitalizimi dhe rëndësinë e Regjistrimit Fillestar për një sistem kadastral më efikas dhe të aksesueshëm për qytetarët.
📌 Dokumenti përmban masa konkrete teknike, proceduriale dhe institucionale për:
✅ Digjitalizimin e plotë të kartelave të pronësisë.
✅ Skanimin e dokumentacionit tekniko-ligjor.
✅ Digjitalizimin e hartave kadastrale.
✅ Finalizimin e Regjistrimit Fillestar në çdo zonë kadastrale në Republikën e Shqipërisë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt një administrate digjitale, të hapur dhe efikase, ku qytetari është në qendër të çdo procesi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments