UDHËRRËFYESI ME 8 PIKA I KOMISIONIT EVROPIAN PËR TË DREJTAT E GRAVE | 1 NË 3 GRA NË BASHKIMIN EUROPIAN KA PËRJETUAR DHUNË FIZIKE DHE SEKSUALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 7
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Të forcohet lufta kundër të gjitha formave të dhunës ndaj grave, duke përfshirë përdhunimin, të mbështeten të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave dhe të mbyllet hendeku gjinor i pagave dhe pensioneve.
Këto janë disa nga tetë shtyllat mbi të cilat Komisioni Evropian po ndërton udhërrëfyesin për barazinë gjinore të paraqitur sot, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Jo një nismë e re legjislative, por një deklaratë, synimi me të cilën Ekzekutivi i Komunitetit nxit debatin mes kryeqyteteve për të bërë më shumë në drejtim të të drejtave, financimit dhe infrastrukturës për promovimin e barazisë gjinore.
“Progresi drejt barazisë gjinore mbetet i ngadaltë dhe i pabarabartë në rajone dhe vende”, vëren Brukseli.
Një në tre gra në Bashkimin Europian ka përjetuar dhunë fizike dhe seksuale, diferencat e punësimit dhe pagave po mbyllen ngadalë dhe dhuna ndaj grave, normat diskriminuese dhe stereotipet vazhdojnë.
Ndër veprimet e tjera që do të zbatohen për të forcuar të drejtat gjinore, Brukseli rekomandon krijimin e infrastrukturave të specializuara institucionale për barazinë gjinore, promovimin e investimeve në sektorin e kujdesit afatgjatë për të siguruar punë cilësore dhe perspektiva të barabarta karriere në vendin e punës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments