UDHËHEQËSI SUPREM I IRANIT ALI KHAMENEI: NUK DO TË PRANOJMË ASNJË AGRESION | NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL “X” POSTOI NJË PAMJE TË NJË FLAMURI AMERIKAN QË DIGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 24
- 1 min read

Teheran, Iran | “Ne nuk kemi sulmuar askënd, nuk pranojmë agresionin e askujt, nuk do t'i nënshtrohemi agresionit të askujt: kjo është logjika e kombit iranian”.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X) pas sulmit me raketa kundër një baze amerikane në Katar.
Postimi i udhëheqësit të Republikës Islamike shoqërohet nga një imazh i krijuar artificialisht që tregon një flamur amerikan që digjet, ndërsa në sfond duket një bazë ushtarake e shndërruar në rrënoja nën një shi zjarri luftarak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários