UDHËHEQËSI KUBAN DISIDENT JOSÉ DANIEL FERRER U LIRUA NGA BURGU | 4 VJET NË BURG KU U TORTURUA: U LIRUA NË KUADËR TË NJË MARRËVESHJEJE ME SHBA-ës PËR TË HEQUR KUBËN NGA LISTA E SHTETEVE TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 16
- 1 min read

Havanë, Kubë | Autoritetet kubane kanë liruar nga burgu José Daniel Ferrer Garsian (García), i konsideruar si një nga udhëheqësit kryesorë të disidencës në qeverinë Kastro.
Observatori Kuban i të Drejtave të Njeriut (OCDH) e raporton këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke theksuar se z. Ferrer kishte qenë në burg për gati katër vjet dhe se gjatë burgimit ai ka vuajtur tortura fizike dhe psikologjike.
Havana njoftoi fillimin e lirimit gradual të 553 të burgosurve nga burgjet e ishullit në fillim të kësaj jave, si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për të hequr Kubën nga lista e shteteve terroriste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments