UDHËHEQËSI I RI I SIRISË AL JOLANI KËRKOI NGA MOSKA EKSTRADIMIN E ISH-PRESIDENTIT SIRIAN ASAD.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 29
- 1 min read

Damask, Siri | Një burim sirian i njohur me bisedimet midis udhëheqësit të ri sirian Al Joani dhe delegacionit rus, të cilat, u zhvilluan dje, i tha agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) se z. Al Jolani i kërkoi Moskës të dorëzonte ish-presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili, u arratis në Rusi pasi u rrëzua nga rebelët në muajin dhjetor.
Agjencia e lajmeve Sana e Sirisë raporton gjithashtu se Damasku gjithashtu dëshiron që Rusia, një mbështetëse e Asadit në luftën civile të vendit, të rindërtojë besimin përmes kompensimit konkret, rindërtimit dhe masave të rimëkëmbjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments