Jeruzalem, Izrael | Faqja e internetit zakonisht e mirëinformuar Jewish Chronicle raporton mbështetur mbi burime të inteligjencës se udhëheqësi i Hamasit, Jahja Sinuar (Yahya Sinwar) është rrethuar me 22 pengje të gjalla dhe të prangosur dhe po i përdor ata në tunele si mburoja njerëzore për t'u mbrojtur nga një sulm nga Izraeli.
Të rrëmbyerit e tjerë, të gjallë apo të vdekur, mbahen robër nga grupe më të vogla si Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, Brigadat e Muxhahidëve, Al-Nasser Salah al-Deen dhe Brigadat e Martirëve al-Aksa.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) ka pasur disa mundësi për ta eliminuar atë, por sulmet nuk ishin të autorizuara për të mos vrarë 22 pengjet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments