top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

UASHINGTONI THOTË SE KA PENGUAR SULMIN QË SYNONTE TË HAKMERREJ PËR VDEKJEN E GJENERALIT IRANIAN KASEM SULEJMANI (QASSEM SOLEIMANI).

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të martën më 6 gusht 2024 se kishin penguar vrasjen në tokën e tyre, të një politikani, vrasje e nxitur nga një pakistanez i lidhur sipas tyre me Iranin, për t'u hakmarrë për vdekjen e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani (Qassem Soleimani), i vrarë në vitin 2020, në një sulm amerikan.

 

Për vite me radhë, Departamenti i Drejtësisë ka punuar pa u lodhur për të kundërshtuar përpjekjet e Iranit për t'u hakmarrë kundër zyrtarëve amerikanë për vrasjen e gjeneralit iranian Sulejmani (Soleimani)” , tha në një deklaratë ministri i Drejtësisë, Merik Garland (Merrick Garland).

 

Shtetasi pakistanez i lidhur me Iranin, Asif Merkant (Merchant) është arrestuar dhe po ndiqet penalisht për vrasje me anë të vrasësve”, njoftoi z. Garllend (Garland), së bashku me drejtorin e FBI-së Kristoufër Urei (Christopher Wray), dhe prokurorin federal të të Bruklinit (Brooklyn) Brioun Pis (Breon Peace).

 

I arrestuar më 12 korrik 2024 nga agjentë të FBI-së që paraqiteshin si vrasës, tregtari, duke punuar për të tjerë jashtë vendit, dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e zyrtarëve të qeverisë amerikane.

 

Pa identifikuar personalitetet e synuara, Ministri i Drejtësisë përjashtoi çdo lidhje midis të akuzuarve dhe tentativës për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump  në Pensilvani më 13 korrik 2024, pas thashethemeve për një komplot nga Irani.

 

Ky pakistanez 46-vjeçar u arrestua pak para se të largohej nga Shtetet e Bashkuara dhe konsiderohet nga Uashingtoni si i lidhur ngushtë me Iranin për shkak të gruas dhe fëmijëve në Teheran.

 

Ai ka një familje tjetër në Karaçi, Pakistan.

 

Për drejtorin e FBI-së, Urei (Wary), ky përdorim i vrasësve me qira është drejtpërdrejt nga metodat iraniane.

 

Departamenti i Drejtësisë ka hetuar një sërë rastesh kundër individëve që veprojnë në emër të qeverisë iraniane për të vrarë amerikanët në Shtetet e Bashkuara”, kujtoi ministri Garllend (Garland).

 

Këto kërcënime ka të ngjarë të vazhdojnë dhe ky rast nuk është i fundit”, paralajmëroi ai.

 

Irani është bisha e zezë e Shteteve të Bashkuara. Marrëdhëniet e tyre diplomatike janë ndërprerë që nga viti 1980.

 

Vetëm dy vjet më parë, Teherani i kishte cilësuar si qesharake akuzat e drejtësisë amerikane, sipas të cilave një anëtar i Gardës Revolucionare kishte komplotuar për të vrarë z. Xhan (John) Bolton kur ai ishte këshilltar i presidentit të atëhershëm Tramp (Trump).

 

Nën presidencën ish-presidentit Tramp (Trump), më 3 janar 2020, gjenerali Sulejmani (Soleimani), i cili ishte arkitekti i strategjisë iraniane në Lindjen e Mesme dhe kreu i Forcës Quds përgjegjëse për operacionet e jashtme të Gardës Revolucionare, u vra nga një goditje e dronit amerikan në Bagdad, Irak.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page