U ZHVILLUA GJYQI PARAPRAK PËR KALIMIN NË GJYKIM PENAL TË AKTEVE PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË ILIR BEQARAJT + EDISON HAXHIUT + FLORIAN PLAKUT: ZYRTARISHT AKUZOHEN PËR VRASJEN E GENTJAN BEJTJAS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Fshati Larushk, Fushë-Krujë, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kaloi për gjykim aktet proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Ilir Beqaraj.
2- Z. Edison Haxhiu.
I shpallur në kërkim policor ndërkombëtar është:
1- Z. Florian Plaku (ka të dhëna penale sipas të cilave gjendet në Dubai).
Ata akuzohen se vranë me armë zjarri z. Gentjan Bejtja - në muajin mars të vitit 2024, në fshatin Larushk, të Fushë-Krujës.
Z. Beqaraj nuk u paraqit në seancën gjyqësore për shkaqe shëndetësore.
Z. Beqaraj dhe z. Plaku akuzohen se kryen vrasjen e z. Bejtja.
Z. Haxhiu akuzohet se siguroi kushtet për kryerjen e vrasjes së z. Bejtja.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments