top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ZBULUA NJË RRJET I RI SPIUNAZHI PËR IRANIN NË JERUSALEMIN LINDOR | AUTORITETET IZRAELITE: ATA DONIN TË VRISNIN NJË SHKENCËTAR BËRTHAMOR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Shtatë banorë të Jeruzalemit Lindor janë arrestuar me dyshimin për planifikimin e sulmeve në Izrael, duke përfshirë vrasjen e një shkencëtari bërthamor izraelit dhe një kryebashkiaku në Izraelin qendror.

 

Këtë e bënë të ditur Shin Bet (siguria e brendshme) dhe policia.

 

Ditën e djeshme janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë të akuzuar se kanë fotografuar dhe mbledhur informacione në vende të ndjeshme ushtarake.

 

Të dyshuarit që përfunduan në pranga sot janë të moshës nga 19 deri në 23 vjeç”, thonë zyrtarët e policisë dhe Shin Bet.

 

Udhëheqësi i grupit, një 23-vjeçar i quajtur Rami Alian, thuhet se ishte rekrutuar nga një agjent iranian.

 

Asnjë nga të dyshuarit nuk kishte të dhëna kriminale apo të sigurisë. Qeliza ishte aktive për rreth dy vjet. Atyre iu caktuan misione të ndryshme për të cilat paguheshin mijëra sikla.

 

Z. Alian iu dha një fotografi dhe adresa e një shkencëtari bërthamor dhe iu tha se do të paguhej 53000 dollarë nëse do të kishte sukses.

 

Sipas entit mediatik Channel 12, z. Alian u tha hetuesve se ishte i vetëdijshëm se punonte për iranianët dhe donte të rrezikonte sigurinë kombëtare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page