U VRA MINISTRI I EKONOMISË I HAMASIT ABDEL-ZARII | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): AI ISHTE NJË OPERATIV KYÇ I MILICISË TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2024
- 1 min read
Jeruzaelm, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njoftoi se dje avionët e Forcave Ajrore vranë z. Abdel-Zarii, ministrin e Ekonomisë të Hamasit, me një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kontrollit të mbërritjes së mallrave humanitare në Rrip dhe në menaxhimin e tregjeve të kontrolluara nga milicia islamike.
Për më tepër, ai ishte përgjegjës për shpërndarjen e karburantit, gazit dhe fondeve për operacionet terroriste.
Sipas IDF, shtabi i prodhimit të armëve në Gaza po punon për të forcuar aftësitë e armëve, ndër të tjera, përmes shkëmbimit të njohurive me organizata të tjera terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















Comments