top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U VRA DREJTORESHA E BURGUT LITORAL NË EKUADOR MARIA DANIELA IKACA (ICAZA) | VRASJA E DYTË E KËTIJ LLOJI BRENDA DY JAVËSH.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Guajakuil, Ekuador | Drejtoresha e burgut më të madh të Ekuadorit, Litoral, u vra në një sulm të armatosur.

 

Znj. Maria Daniela Ikaca (Icaza), drejtoreshë e burgut famëkeq Litoral në qytetin port të Guajakuilit, vdiq nga plagët e marra"pas një sulmi të armatosur në rrugën për në qytetin e afërt të Daule-s.

 

Drejtoresha Ikaca (Icaza) vdiq teksa po transportohej në spital. Një punonjës i shërbimit të burgut që po udhëtonte me të u plagos.

 

Vetëm nëntë ditë më parë u vra drejtori i një burgu në provincën e Amazona Sukumbios (Sucumbios), Aleks (Alex) Guevara.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page