top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U VRA AZIZ SALHA: NJË NGA AUTORËT E LINÇIMIT TË DY USHTARËVE IZRAELITË QË GABIMISHT KISHIN HYRË NË NJË TERRITOR TË DREJTUAR NGA AUTORITETI PALESTINEZ | AI U FOTOGRAFUA DUKE TUNDUR DUART E TIJ ME GJAK.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Gazë | Z. Aziz Salha, një nga autorët e linçimit në Ramallah në vitin 2000, u vra në një sulm ajror izraelit, në qendër të Rripit të Gazës.

 

Mediat vendore e raportuan këtë.

 

Linçimi ishte një incident i dhunshëm që ndodhi në stacionin e policisë el-Bireh, ku një turmë palestineze hyri, duke vrarë dhe gjymtuar dy ushtarë izraelitë që kishin hyrë aksidentalisht në qytetin e kontrolluar nga Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor.

 

Z. Salha u bë i famshëm pasi u fotografua duke tundur duart e tij të mbuluara me gjak jashtë dritares së komisariatit.

 

I arrestuar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, ai megjithatë u lirua në vitin 2011.

 

Opinioni publik izraelit u trondit nga brutaliteti i episodit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page