
Fshati Bicaj, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se z. Elvis Halili me moshë 29 vjeç mbeti i plagosur.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet drejt spitalit të Prizrenit.
Si doras akuzohet z. Zenel Muçmata (drejtor në Bashkinë e Kukësit).
Kumtohet se sheri mes tyre ka nisur për motive për dobëta dhe ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
I akuzuar si doras e ka ndjekur z. Elvis Halili deri në fshatin Bicaj të Kukësit dhe më pas shtiu ndaj tij me armë zjarri.
Njoftim | Kukës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires