top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALL NË KËRKIM POLICOR MARJO BARJAMAJ | U KONFLIKTUA ME FATJON DAUTIN I CILI U ARRESTUA NË SPITALIN E TRAUMËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Marjo Barjamaj.

 

Ai dyshohet se qëlloi me sende të forta z. Fatjon Dauti, i cili, ndodhet në spitalin e Traumës, ngjarje kriminale e ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-ut.

 

Gjatë kontrollit fizik që u ndërmuar ndaj z. Dauti atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lënde narkotike.

 

Kumtohet se si shkak i konfliktit mes tyre të jetë përplasja e dy automjeteve por autoritetet e hetimit penal nuk përjashtojnë shkaqe të tjera.

 

Për shkak të një parakalimi të kryer ja në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor, dy drejtuese automjetesh (vajza) kanë fërkuar automjetet e tyre luksoze, konkretisht një “Audi A8” dhe një “Benz”, ku për pasojë automjetit tip “Audi A8” i është thyer pasqyra.

 

Dy vajzat kanë dalë nga automjetet e tyre dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq.

 

Ato kanë telefonuar shokët e tyre, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë dhunuar brutalisht me njëri-tjetrin.

 

I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë z. Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, z. Marjo Barjamaj.

 

Ata janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë, Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë.

 

Policia raportoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet se kujt prej personave të përfshirë në sherr i përket dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

 

Z. Dauti u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page