Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Izmir Bengaj.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Znj. Donika Bengaj.
Nga kontrollet në dyqanin e saj të bizhuterive u gjetën dhe u sekuestruan aksesorë argjendi, për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore.
Znj. Bengaj dyshohet se ka fshehur të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre bizhuterive në bashkëpunim me djalin e saj, z. Izmir Bengaj.
Z. Bengaj dyshohet se shiste bizhuteri kontrabandë në dyqane të njohura si “Izmiri Shop”, në Tiranë.
Atyre u atribuhoen veprat penale të parashikuara si:
1- “Fshehja e të ardhurave”.
2- “Kontrabanda me mallra të tjerë”.
3- “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.
U janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 9830 gram argjend.
Njoftim | Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.
Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments