top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ANTOLELA BERISHA DHE MARINELA BERISHA | AKUZOHEN PËR AKTET E DHUNËS FIZIKE NDAJ KLEA PRENGËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Znjsh. Antolela Berisha.

2- Znjsh. Marinela Berisha.

 

Ato janë akuzuar nga znjsh. Klea Prenga se kanë pajtuar një sulmues me qëllim që ta sulmonte fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Ato akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

 

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page