top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR 3 KAMZALINJ: AKUZOHEN SE SHTINË ME ARMË ZJARRI TE “RRETHRROTULLIMI I BATHORES”; DEJVI MULLAI; FABION KURTI; ENEDJO KAÇI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit identifikuan si të dyshuar në ngjarjen kriminale të ndodhur te “Rrethrrotullimi i Bathores” dhe shpallën në kërkim policor tre veta.

 

Ata janë:

1- Z. Dejvi Mullai, me moshë 24 vjeç.

2- Z. Fabion Kurti, me moshë 24 vjeç.

3- Z. Enedjo Kaçi, me moshë 30 vjeç.

Të tre banues në Kamëz.

 

Ata u përfshinë në një ngjarje kriminale ku u përdorënm arë zjarri (në zonën e Kamzës), në rrugën “New York”.

 

Njoftim | Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

 

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit, lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page