U REGJISTRUA PAMJA E PARË E NJË PALË VRIMASH TË ZEZA TË CILAT RROTULLOHEN RRETH NJËRA-TJETRËS ME NJË PERIODICITET PREJ 12 VITESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 19
- 2 min read

Helsinki, Finlandë | Pamja (imazhi) e parë radiofonike e dy vrimave të zeza që rrotullohen rreth njëra-tjetrës është kapur.
Vëzhgimi konfirmon ekzistencën e vrimave të zeza binare, ndërsa deri më tani ishin fotografuar vetëm vrima të zeza të vetme.
Rezultati është botuar në entin mediatik “The Astrophysical Journal” nga një ekip ndërkombëtar kërkimor i udhëhequr nga Mauri J. Valtonen i Universitetit të Turkut në Finlandë.
Takimi kozmik u kap në qendër të një kuazari të quajtur OJ287, i vendosur afërsisht 3.5 miliardë vite dritë larg.
Kuazarët janë bërthama galaktike jashtëzakonisht të ndritshme, drita e të cilave, prodhohet kur një vrimë e zezë supermasive në qendër të galaktikës përpin gazin dhe pluhurin kozmik që e rrethon.
“Kuazari OJ287 - shpjegon z. Valtonen - është aq i ndritshëm sa mund të zbulohet edhe nga astronomë amatorë që përdorin teleskopë privatë.
Ajo që është unike në lidhje me OJ287 është se mendohet se përmban jo një, por dy vrima të zeza që rrotullohen rreth njëra-tjetrës në një orbitë dymbëdhjetëvjeçare, duke prodhuar një model lehtësisht të dallueshëm të ndryshimeve të dritës gjatë së njëjtës periudhë”.
Sateliti TESS i NASA-s e kishte zbuluar tashmë dritën nga të dy vrimat e zeza, por ato ishin ende të dukshme si një pikë e vetme sepse imazhet që përdorin dritën normale nuk kanë një rezolucion mjaftueshëm të lartë për t'i treguar vrimat e zeza veçmas.
Ajo që nevojitej ishte një pamje (imazh) me rezolucion 100 mijë herë më të madh, gjë që është e mundur me radioteleskopët.
Falë këtij studimi të ri, për herë të parë kemi arritur të marrim një pamje (imazh) të dy vrimave të zeza që rrotullohen rreth njëra-tjetrës.
“Në pamje, vrimat e zeza identifikohen nga rrymat intensive të grimcave që lëshojnë”, thekson z. Valtonen.
Ekipi i tij identifikoi gjithashtu një lloj krejtësisht të ri të rrymës që vjen nga vrima e zezë më e vogël.
Është e shtrembëruar, si rryma nga një çorape uji që tërhiqet. Kjo ndodh sepse vrima e zezë më e vogël lëviz shpejt rreth vrimës kryesore të zezë të OJ287, dhe rryma e saj devijohet në varësi të lëvizjes së saj aktuale.
Studiuesit e krahasojnë atë me një bisht që tundet, që duhet të shihet duke u rrotulluar në drejtime të ndryshme në vitet e ardhshme, ndërsa vrima e zezë më e vogël ndryshon shpejtësinë dhe drejtimin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments