Skrapar, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Arjan Ajasllari.
2- Z. Andrea Ajasllari (me moshë 58 vjeç dhe 48 vjeç).
Gjatë intervistimit ata dyshohet se dhanë deklarime të rreme.
Fillimisht policia vendore mori njoftimin për konfliktin e dy vetave që ishin përleshur dhe rrahur mes tyre.
Policia zbuloi se vëllezërit Ajasllari fillimisht kanë qenë së bashku në lokalin e zonës ku kanë pirë alkool dhe më tej në gjendje të dehur kanë nisur të shahen dhe ofendohen me motive të dobëta.
Situata ka degraduar në goditje me grushte dhe shkelma.
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet proceduriale penale në prokurori, në gjendje të lirë, për shkeljen penale të parashikuar si “dëshmi të rremë para oficerëve gjyqësorë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント