U PROCEDUA PENALISHT PËR MBAJTJE KOKANINE GURAKUQ PIREVA | KOKAINA IU GJET E FSHEHUR NË ÇORAPE NË QENDRËN E MBAJTJES NË PRISHTINË KU MBAHEJ SEPSE ISHTE ARRESTUAR PËR VJEDHJE TË RËNDË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 30
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat përgjegjëse të Policisë proceduan penalisht:
1- Z. Gurakuq Pireva, me moshë 41 vjeç.
Ai akuzohet se rreth orës 01:00, të mëngjesit të 30 prillit të vitit 2025, gjatë një kontrolli fizik që u krye ndaj tij në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë iu gjet rreth tre (3) gr kokainë - e fshehur në çorape.
Ai ishte i arrestuar i akuzuar për veprën penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Akti kriminal ngjau më 29 prill të vitit 2025, në rrugën “Ymer Paqarizi” në Prishtinë, ku një person denoncoi se i ishin vjedhur disa sende nga banesa dhe nga automjeti i tij tip “Seat Ibiza”.
Ndaj tij filluan hetime penale paraprake të reja për veprën penale të parashikuar si;
1- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments