top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U PREZANTUA NUR-i: ARIU I PARË POLAR I LINDUR NË AMERIKËN LATINE KU MBIZOTËROJNË TEMPERATUAT E LARTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 2 min read

Shën Pal, Brazil | Akuariumi i Shën palit (Sao Paulo) në Brazil prezantoi sot Nur-in, këlyshin e parë të ariut polar të lindur në Amerikën Latine dhe një nga ekzemplarët e paktë të robëruar të kësaj specie të kërcënuar nga ndryshimet klimatike.

 

Nur-in e shoqëroi në debutimin e tij social, nëna e tij Aurora, një ari siberian 263 kilogramësh që nuk u largua kurrë nga ana e saj gjatë daljes së tij të parë nga shpella e akuariumit.

 

Për të nënvizuar rreziqet me të cilat përballen speciet e kërcënuara nga shkrirja e vazhdueshme dhe e paepur e akullit polar e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, ishte temperatura jashtë kafazit, e cila, ishte shumë mbi 30 gradë tashmë në orën 10.30 të mëngjesit, koha e prezantimit në shtyp.

 

Nur-i, emri i së cilës do të thotë “Drita” në arabisht, ka lindur më 17 nëntor 2024 dhe lindja e saj u kap gjithashtu në kamera në akuarium.

 

Sipas mjekëve veterinerë, viti i parë i jetës së një ariu polar, veçanërisht orët e para, është një periudhë kritike për mbijetesën dhe këlyshët kërkojnë vëmendje 24 orëshe dhe monitorim ditor për të ndërhyrë në rast problemesh.

 

Nur-i është rezultat i çiftëzimit të Aurorës me Peregrinon, gjithashtu nga Rusia.

 

Ndarja e femrave nga meshkujt në kontekstin e riprodhimit të ariut polar është një sjellje e natyrshme dhe vendimtare.

 

Në natyrë, arinjtë polarë janë kafshë të vetmuara, me përjashtim të sezonit të çiftëzimit.

 

Pas çiftëzimit, mashkulli nuk luan asnjë rol në kujdesin për pasardhësit dhe femra më pas largohet prej tij në kërkim të një vendi të sigurt për të ndërtuar strofkën e saj dhe për të lindur”, raportojnë veterinerët.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page