Vjenë, Austri | Një shtetas irakian 18-vjeçar është arrestuar në Vjenë si pjesë e hetimeve penale për sulmin e dyshuar të parandaluar në një nga koncertet e këngëtares Teillës Suift (Taylor Swift) në kryeqytetin austriak.
Kjo është bërë e ditur - sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare - nga Ministria e Brendshme e Austrisë.
Qytetari irakian mund të jetë pjesë e të njëjtit rreth si i dyshuari kryesor, një nëntëmbëdhjetë vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe që dje rrëfeu qëllimin e tij se donte të kryente një sulm në koncerte, të cilat, më pas u anuluan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments