top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U HAPËN QENDRAT E VOTIMIT NË KORENË E JUGUT PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE | KANDIDATI I QENDRËS SË MAJTË (PROGRESISTI) LEE JAE-MYUNG DUKET FAVORIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3
  • 1 min read

Seul, Koreja e Jugut | Koreano-jugorët kanë filluar të votojnë për të zgjedhur presidentin e tyre të ri dhe për t'i dhënë fund kaosit politik gjashtëmujor të shkaktuar nga përpjekja e dështuar e ish-kreut të shtetit Yoon Suk Yeol për të vendosur ligj ushtarak.


Kandidati i qendrës së majtë, progresisti Lee Jae-myung, duket favorit, sipas sondazheve paraprake, ndaj konservatorit Kim Moon-soo.


Qendrat e votimit u hapën në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale (23:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 20:00.


Sondazhet e para të daljes në zgjedhje do të botohen menjëherë pas kësaj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page