top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U GJET NË RRUGË I VDEKUR JOFIEL KOÇO | PO HETOHET NËSE ISHTE VRASJE OSE VETËVRASJE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën të vdekur z. Jofiel Koço, i njohur si sipërmarrës i vogël dhe si astrolog.


Kumtohet se ai ra nga taraca e katit të pestë të një pallati, në afërsi të pazarit të qytetit,  në vendin i quajtur “Pallati i kinezëve”, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në trotuar.


Autoritetet vendore të hetimit penal kanë filluar të kryejnë veprime të karakterit procedurial penal për të dokumentuar nëse z. Koço u vra apo u vetëvra.

 

Njoftim | Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page