Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kërkuan dhe gjetën të vdekur z. Nikoll Lekndreu, punonjës i Policisë së Shtetit.
Ai u gjet i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina.
Kumtohet se vdekja e tij ishte aksidentale, por nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera.
Njoftim | Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti