Prishtinë, Tiranë | Dy javë pas arrestimit në territorin e republikës së Kosovës u ekstradua drejt autoriteteve shqiptare të drejtësisë penale z. Arben Lamçja.
Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.
Z. Lamçja dyshohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal Çopja, në Elbasan.
Ai dyshohet se kryente vrasje me pagesë për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal.
Më 31 korrik të vitit 2024 me kërkesë të të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata e Posaçme lëshoi 30 urdhër arreste.
Z. Lamçe dyshohet se ka marrë pjesë në disa vrasje vitet e fundit në Shqipëri.
E shkuara kriminale e z. Lamçe është tejet kriminale. Ai ka qenë i burgosur më parë në Itali për 14 vite me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij në Tiranë dhe Elbasan.
I arrestuar në Elbasan dhe i ekstraduar në Itali në vitin 2011 ai u detyrua të kryente dënimin penal të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata e Breshias.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments