top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U EKSTRADUA NGA GREQIA MARINEL DEMIRI NGA FSHATI POJAN I KORÇËS: I DËNUAR ME BURG PËR PLAGOSJE TË RËNDË TË NJË TË MOSHUARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan:

1- Z. Mariel Demiri.


Ai u ekstradua nga Greqia sepse akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

 

Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 5 vjet e 6 muaj heqje lirie për veprën penale:

1- Plagosja e rëndë me dashje”.

 

Atij i kanë mbetur për të kryer edhe 4 vjet + 5 muaj + 18 ditë burg.

 

Njoftim | Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

 

Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.

 

39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).

 

Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page