Tiranë, Shqipëri | U ekstradua nga Gjermania z. Ardian Pikli, me moshë 29 vjeç, i akuzuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje të armëve të zjarrit.
Masa e sigurimit vetjak ndaj tij është shqiptuar në muajin maj të vitit 2024, në kuadër të shqiptimit të pesëdhjetë (50) masave të sigurimit vetjak të lidhura me operacionin “Revanshi”.
Njoftim | Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments