Bruksel, Belgjikë | U ekstradua nga Belgjika z. Leonard Duka, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së z. Santiago Malko, ngjarje kriminale e ndodhur në muajin gusht të vitit 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.
Z. Duka pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 14:30.
Ai u arrestua në muajin shkurt të vitit 2023 në Belgjikë por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.
Pas operacionit policor “Metamorfoza 2” ku u zbardhën biseda në platformën e koduar “Sky Ecc” të subjekteve kriminalë që drejtojnë agjenturën shqiptare të krimit ordiner në Shqipëri u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje.
Ishte pikërisht atëhere kur z. Duka u shpall sërish në kërkim policor, ku u arrestua më 18 maj 2024 në Belgjikë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments