top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U EKSTRADUA NË SHQIPËRI KUJTIM DEMIRI I ARRESTUAR NË GREQI DHE I DËNUAR ME 15 VJET BURG: U AKUZUA SE TRAFIKONTE TË MITUR DHE I DETYRONTE TË LYPNIN.

Tiranë, Shqipëri | U ekstradua në Shqipëri z. Kujtim Demiri, i cili ishte arrestuar në Athinë të Greqisë.

 

Ai është dënuar me 15 vjet heqeje lirie pasi u akuzua se trafikonte të mitur dhe i detyronte që të lypnin.

 

Z. Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana që më 6 janar të vitit 2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 15 vjet heqje lirie.

 

Ai akuzohet se bleu një fëmijë për 10 mijë lekë të reja dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

 

Njoftim | Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri.

 

Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

 

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

 

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page