top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U EKSTRADUA DREJT TURQISË QYTETARI TURK BURAK KARA | I DËNUAR ME 8 VJET + 4 MUAJ BURG PËR PËRDHUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 1
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan drejt territorit të Republikës së Turqisë:

1- Z. Burak Kara.


Ai është dënuar nga Gjykata e Mersin-it në vitin 2022 me 8 vjet e 4 muaj burgim sepse në vitin 2011 (në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një qytetare turke).


Nga dënimi penal që i është shqiptuar i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysëm burg.


Njoftim | Interpol Tirana/Ekstradohen në Turqi dhe në Greqi, 2 shtetas.

 

✅Në Turqi u ekstradua një shtetas i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

 

✅Në Greqi u ekstradua një shtetas i akuzuar për ndërmjetësim për birësim të kundërligjshëm.


Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, të shtetasve:


-Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim;


-I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatëzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim.


Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast.


Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page