U EKSTRADUA DREJT ITALISË VALENTINO GJELOSHI (I NJOHUR EDHE SI NINO GJELOSHI) NGA KRUJA | GJYKATA E APELIT NË FIRENCE I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 9 VJET BURG PËR GRABITJE ME ARMË NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Para drejtësisë”, u ekstradua drejt Italisë z. Valentino Gjeloshi (i njohur edhe si Nino Gjeloshi), me moshë 46 vjeç, nga Kruja.
Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi në vitin 2022, Gjykata e Apelit, në Firence, i ka shqiptuar dënim penal me 9 vjet heqje lirie për grabitje me armë në bashkëpunim.
Atij i kanë mbetur për të kryer gjithsej 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments