top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN GLIARD GUSHOLLI DHE FRENKLI PERMARKAJ | TREGTARË DROGE ME PAKICË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gliard Gusholli, me moshë 35 vjeç.

2- Z. Frenkli Permarkaj, me moshë 24 vjeç.

 

Ata zotëronin lëndë narkotike me qëllim shitjen në doza.

 

Njoftim | Komisariati i Policisë Nr. 2 ka finalizuar operacionin policor të koduar "Next" për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të një automjeti në rrugën "Naim Frashëri", u kapën në flagrancë dy shtetas, G. G., 35 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilët po transportonin një pako me 24 gramë kokainë, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza.

 

Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza.

 

Gjatë hetimeve, u konstatua se G. G., kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata për veprën penale "Dhuna në familje".

 

Në përfundim të operacionit, janë sekuestruar sasia e kokainës, 2 aparate celular dhe 1 automjet. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page