U ARRESTUAN ERMIR MURATAJ DHE XHORDJAN DEBROVA | AKUZOHEN SI TREGTARË TË VEGJËL DROGE (SHPËRNDANIN DROGË NË DOZA NË LAGJEN 13 TË QYTETIT TË DURRËSIT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 1, 2024
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ermir Murataj, me moshë 33-vjeç.
2- Z. Xhordjan Debrova, me moshë 19 vjeç.
Ata akuzohen si tregtarë të vegjël droge (shpërndanin drogë në doza në lagjen 13, të qytetit të Durrësit).
Njoftim | Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy personat e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments