Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:
1- Z. Emanuel Kapaj.
2- Z. Silvester Kapaj.
3- Z. Eremis Volaj.
Ata u kapën duke kultivuar hashash (kanabis) në një zonë malore në fshatin Fushë-Zezë.
Dyshohet se tre të rinjtë, dy prej tyre vëllezër, kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë hashashi, në fshatin Fushë Zezë.
Hashashi u asgjesua nga strukturat e Policisë së Shtetit me anë të djegies.
Bimët narkotike ishin mbjellë në një zonë pyjore publike me qëllim shmangien e zbulimit.
Ata janë monitoruar në vazhdimësi qysh në mbjelljen e hashashit, pasi janë vënë re duke hapur gropa për ta mbjellë.
Ata u kapën gjatë operacionit policor në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments