top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUAN EDVIN (ANDREW) BODE DHE JULIAN KALEMI: ISHIN SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VRASJEN E EDMOND PAPËS.

Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Edvin (Andrew) Bode, me moshë 44 vjeç, me origjinë nga Berati.

2- Z. Julian Kalemi.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor për vrasjen e z. Edmond Papa.

 

Z. Edvin (Andrew) Bode, dyshohet të jetë dorasi që shtiu me armë zjarri ndaj z. Edmond Papa, në zonën e Selitës, në Tiranë.

 

Dyshohet se ai u ndihmua nga z. Albano Velo për të vrarë z. Edmond Papa, me qëllim marrjen e hakut për vrasjen e z. Aleksandër Sadikaj.

 

Njoftim | Finalizohet nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special “RENEA”, operacioni policor i koduar “Plani”.

 

Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45-vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje.

 

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas që strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin.

 

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

 

Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”.

 

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim A. alias F. alias E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.

 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P.. Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni kundër Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.

 

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

 

Shtetasi A. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

header.all-comments

ratings-display.rating-aria-label
header.no-ratings-yet

comment-box.add-a-rating
bottom of page