top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN: DRILON AHMETI; AFRIM TOÇANI; NAIM MURSELI; AVNI AVDYLI; TRIM AVDYLI; EMSH AHMETI; KAMER SHABANI; SABER ARIFAJ; SADRI SUTAJ | NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR KORRUPSION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 29
  • 1 min read

Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Kamer Shabani (me funksion organik drejtor i Qendrës për patentë-shoferë në Gjakovë).

2- Z. Saber Arifaj (me status shoqëror sipërmarrës - pronar i një autoshkolle).

3- Z. Sadri Sutaj (kontrollor i subjekteve që aplikojnë për tu pajisur me leje drejtimi automjetesh).

4- Z. Avni Avdyli (drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan).

5- Z. Trim Avdyli, (kontrollor i subjekteve që aplikojnë për tu pajisur me leje drejtimi automjetesh dhe djali i drejtorit Avdyli).

6- Z. Emsh Ahmeti (kontrollor).

7- Z. Drilon Ahmeti (punëtor).

8- Z. Afrim Toçani.

9- Z. Naim Murseli.

10- Disa subjekte, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen publike.


Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë e gjatë automatike AK-47.

2- Dy armë zjarri të shkurtra brezi.

3- Municion (224 fishekë).

4- Të holla të thata (€ + franga zvicerane).

5- Shtatëmbëdhjetë (17) telefona të lëvizshëm.

6- Tre (3) kompjutera.

7- Dy (2) USB.

8- Materiale dokumentare.


Ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të lidhura me korrupsionin.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page