top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUAN: DENIS MENELLI; AGIM IDRIZI; TRITAN BIBA; FRENKI FEZO | MOSDEKLARIM I 35 755 € NË PKK PORTI I DURRËSIT.

Porti i Durrësit, Shqipëri | Strukturat e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit arrestuan:

1- Z. Denis Menelli.

2- Z. Agim Idrizi.

3- Z. Tritan Biba.

4- Z. Frenki Fezo.

 

Njoftim | Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M.

 

Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

D. M., 32-vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48-vjeç, banues në Fier, T. B., 54-vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25-vjeç, banues në Elbasan.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page