top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUAN DARDAN ZALLI DHE ARJAN DUSHAJ: AKUZOHEN SE NDIHMUAN EDISON ELEZAJN TË FSHIHTE ARMËN E ZJARRIT ME TË CILËN PLAGOSI 3 VETA.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dardan Zalli.

2- Z. Arjan Dushaj.

 

Ata akuzohen se kanë ndihmuar z. Edison Elezaj që të fshihte një armë zjarri të shkurtër brezi (pistoletë) me të cilën dyshohet se plagosi tre veta në një ngjarje me natyrë festive.

 

Vepra penale që u atribuhoet atyre është ajo e “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal, të RSh.

 

Përpos sa më lart, në kërkim policor u shpall:

1- Z. Edison Elezaj.

 

Akti kriminal ngjau në një restorant në rrugën e Kavajës, te kompleksi i banimit “Delijorgji”.

 

Njoftim | Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

 

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

 

– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

 

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

 

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page