top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN ALI MUÇO DHE MARIGLEN GRUDA: AKUZOHEN SE IU MERRNIN PARA QYTETARËVE QË PARKONIN AUTOMJETET NË NJË HAPËSIRË PUBLIKE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ali Muço.

2- Z. Mariglen Gruda.

 

Ata akuzohen se iu merrnin të holla qytetarëve për të parkuar automjetet e tyre në një hapësirë publike të caktuar nga Bashkia si vendparkimi pa pagesë.

 

Njoftim | Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

 

Për këtë rast, janë vënë në pranga shtetasit Ali Muço, 32 vjeç dhe Mariglen Gruda., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page