top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN 5 KRUTANË: REDIAN LOCI; PETRIT SELMANI; BRAJAN SELMANI; SANTIAGO SELMANI; NAZMI SELMANI | KËRCËNUAN ME MESAZHE TELEGRAFIKE DHE I SHKUAN AFËR BANESËS PRESIDENTIT TË FSHF-së ARMAND DUKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31, 2024
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Redian Loci.

2- Z. Petrit Selmani.

3- Z. Brajan Selmani.

4- Z. Santiago Selmani.

5- Z. Nazmi Selmani.

Ata dyshohet se kërcënuan me mesazhe telegrafike presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

Mes tyre ishte edhe presidenti i skuadrës “Iliria”, e Fushë-Krujës, Nazmi Selmani.

 

Pas mbërritjes së mesazheve kërcënuese rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, të dyshuarit shkuan më tej në veprimet e tyre kriminale duke shkuar pranë banesës së z. Duka rreth orës 22:30.

 

Njoftim | Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

 

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

 

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

 

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

 

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page