
Fushë-Domje, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Ylber Manarkolli, me moshë 58 vjeç.
Ai akuzohet se shtypi me automjet një fëmijë me moshë 2 vjeç.
I mituri ishte duke luajtur në oborrin e banesës dhe më pas ka dalë në rrugë. Gjatë këtij momenti automjet tip “Mercedez-Benz” i drejtuar nga z. Manarkolli përplasi të miturin.
Z. Manarkolli u largua nga vendi i ngjarjes aksidentale por ai u arrestua nga strukturat e Policisë së Shtetit dy orë më pas.
Kumtohet se z. Manarkolli ishte komshi me viktimën.
Njoftim | Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e 2-vjeçarit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz” me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.
Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.
Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários