top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA VISERJON METUKU: DYSHOHET SE ËSHTË AUTORI I PLAGOSJES SË NJË 42-VJEÇARI NË TIRANË | AKUZOHET PËR VEPRËN PENALE “VRASJA ME DASHJE” E MBETUR NË TENTATIVË E KRYER NË BASHKËPUNIM.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Viserjon Metuku, me moshë 30 vjeç, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së 42-vjeçarit në Tiranë.

2- Një bashkëpunëtorin e tij në krim.

 

Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

 

Njoftim | Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page