top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA SUBJEKTI QË U NGJIT NË BIG BEN-in E LONDRËS | AI KALOI MË SHUMË SE 16 ORË NË KULLËN HISTORIKE TË SAHATIT TË LONDRËS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Burri që u ngjit në Big Ben, dje në mëngjes, dhe kaloi më shumë se 16 orë i ulur në majë të kullës historike të sahatit të Londrës me një flamur palestinez u arrestua pak pas mesnatës (01:00 të dielën)”, tha policia britanike, siç raportohet nga transmetuesi televiziv “BBC”.

 

Pamjet e publikuara nga transmetuesi televiziv britanik tregojnë të arrestuarin duke u transportuar në shportën e një kamioni me vinç drejt ekipeve të emergjencës që prisnin në tokë.

 

Policia metropolitane e kryeqytetit, e cila, u alarmua rreth orës 7:25 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës, njoftoi se burri u arrestua pas incidentit të gjatë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page