top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA SEBASTJAN MALLKUQI (AJAZI) BANUES NË MAMURRAS | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ALEKSANDËR SENAJ BANUES NË FSHATIN DUKAGJIN I RI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sebastjan Mallkuqi (Ajazi), banues në Mamurras.

 

Në kërkim policor shpallën:

1- Z. Aleksandër Senaj, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

 

Z. Aleksandër Senaj ditën e djeshme dyshohet se në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues z. Sebastian Mallkuqin.

 

Gjatë kontrollit në banesën e z. Mallkuqi u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues sasi municioni luftarak.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

 

Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page