U ARRESTUA RENATO FIERI (ISH-PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT - SEKTORI RRUGOR) | AKUZOHET SE FOTOGRAFOI FLETËN E VOTIMIT KU KISHTE VOTUAR PËR MINISTRIN E BRENDSHËM ERVIN HOXHA; E BOTOI NË INTERNET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Renato Fieri (ish-punonjës i Policisë së Shtetit - sektori rrugor).
Ai akuzohet se fotografoi fletën e votimit ku kishte votuar për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe më pas e botoi në rrjetet sociale virtuale.
Njoftim | Fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thueht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentários