top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA REDIAN DODA: KREU I NJË GRUPI TË STRUKTURUAR KRIMINAL.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Redian Doda.

2- Z. Zabit Fisniku (i dënuar me 16 vjet heqje lirie për trafik femrash).

3- Z. Fabi Isaku.

 

Ai akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Francë.

 

Arrestimi i tij ishte produkt i një hetimi penal të karakterit paraprak mes Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar (SPAK) dhe autoriteteve franceze të hetimit penal.

 

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga autoritetet e sipërcituara është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi penal në Francë dhe në Shqipëri i 19 vetave (qytetarë shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

 

Në territorin e Republikës së Francës u arrestuan 16 qytetarë shqiptarë dhe të huaj, dhe u sekuestruan sasi velrash financiare prej 20000 eurosh + 3 automjete.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page