top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA PAVLLO DHIMA NGA FSHATI GJAT (GJIROKASTËR) | HAJDUT KISHASH + HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 7
  • 2 min read

Fshati Psar, Ballaban, Këlcyrë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Pavllo Dhima, me moshë 21 vjeç.

 

Ai ishte ishpallur në kërkim policor për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri.

 

Me vete kishte hashash, të cilin, e tregtonte.

 

Njoftim | Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Psar, njësia administrative Ballaban, Këlcyrë, organizuan punën, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin P. Dh., 21 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 04.06.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në dy objekte kulti (kisha), në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë.

 

Në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, 21-vjeçari ka hedhur një qese, brenda të cilës kishte një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën do ta shiste.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page