top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA PËR SË DYTI EUXHENJO MANUSHI (DJALI I MUZIKANTIT AD SYBARDHI) | AKUZOHET PËR TRAFIK NDËRKOMBËTAR ARMËSH ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2024
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Policisë së shtetit në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës arrestuan:

1- Z. Euxhenjo Manushi.

2- Z. Endri Papa.

3- Z. Aurel Manreka.

4- Z. Gersi Llozha.

5- Z. Kleu Muçalliu.

6- Z. Tonin Shkami.

 

Atyre iu sekuestruan 22 armë zjarri të markës “Zoraki”, një armë zjarri e gjatë krahu automatike “Ak 47”, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme, dhe të tjera armatime.

 

U janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme të hollash, shto edhe e 10 aparate telefonike të lëvizshme.

 

Sipas strukturave policore të lartpërmendura janë lëshuar gjithsej 14 urdhër arreste.

 

Gjashtë prej të akuzuarve janë arrestuar në Shqipëri, të tjerët në Kosovë.

 

Armët e zjarrit merreshin në Turqi dhe në Serbi dhe modifikoheshin në Kosovë dhe shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro.

 

Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të ndryshme.


Njoftim | Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar,;  Dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishek /municion të modelit të ndryshëm;  Dy automjete dhe pajisje tjera.

 

Tetë (08) persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Republikës së Shqipërisë.

 

Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.

 

Në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës më datën 11.11.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:  E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.

 

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

 

Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.

 

Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë.

 

Në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë dhe Prokurorinë kompetente të Republikës së Shqipërisë, hetimet janë zhvilluar në të dyja shtetet, ndërsa me datë 28.06.2024 është nënshkruar Marrëveshje për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, mbështetur nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hetimet po ashtu janë mbështetur dhe nga EUROPOL.

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe shkëmbimeve të informacioneve grupet hetimore të përbashkëta kanë zhvilluar disa takime operacionale në funksion të këtij procedimi.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vendosë për veprime të tjera, në koordinim me autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, varësisht nga raportet të cilat do të rezultojnë nga këto bastisje, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page