Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Pëllumb Zylali, me moshë 59 vjeç, i cili, sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit ka realizuar 3 vjedhje brenda një dite, ndërsa po punohet për të zbardhur të tjera vjedhje që mund të jenë kryer prej tij.
Gjithashtu, ai ishte shpallur në kërkim për vjedhje edhe nga policia e Lushnjes.
Njoftim | Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, ditën e djeshme, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin P. Z., 59 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas: -më datë 22.08.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ka vjedhur 2 celularë; -më datë 22.08.2024, në Golem, ka vjedhur sende personale, në një automjet; -më datë 22.08.2024, në fshatin Synej, ka tentuar të vjedhë në një banesë; -më datë 25.07.2024, në Kavajë, ka vjedhur në një banesë.
Më tej, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. Z. ishte aktualisht në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2024, ka vjedhur në një automjet në Lushnjë, dokumente dhe një shumë eurosh.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 59-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare